Familja e Driton Bajramit dhe banorë të tjerë të “Kullës së Muhaxherëve” në Prishtinë po akuzojnë kompaninë mirëmbajtëse “Towers Cleaning”, në pronësi të investitorit Driloni.com, për vendosjen e kamerave në korridore e ashensor pa pëlqimin e tyre.
Banorët thonë se kjo u cenon privatësinë dhe se kamerat janë vendosur për të kontrolluar pagesat e ashensorit, jo për siguri. Pas ankesave, çështja u dërgua në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), e cila vendosi që kamerat mund të qëndrojnë nëse sigurohet 70% e pajtimit, raporton Kiks Kosova.
Megjithatë, banorët theksojnë se edhe një person i vetëm që ndihet i cenuar mjafton për t’i hequr kamerat, duke shprehur pakënaqësi me moszbatimin e vendimit nga kompania. /Klankosova.tv
Ndiqeni të plotë kronikën në vijim:
Kush i futi në “Big Brother” banorët e “Kullës së Muhaxherëve”? (VIDEO)
The post “Na ka vendosur kamera, po na përcjellin…” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.