Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për iniciativën ndërgjegjësuese që ngjau sot në Deçan ku qytetarë të këtj vendi dolën të ecin me Azemin, djaloshin me sindromën Down të cilit i kishte vdekur i ati i tij i përkushtuar..
Babai i Azemit, Sadriu, e kishte pasur traditë që të ecte me kilometra me të birin e tij, duke e afruar në gjirin shoqëror të Deçanit.
“Si iniciativë ka rrjedhur nga disa çuna të lagjes dhe të fshatit ku ka jetuar Sadiru dhe ku jeton sot Azemi që është titulluar me moton ‘Hapave të Azemit”‘, dhe është mundu me u dhanë një mesazh që Azemi ecën me qytetarët e Deçanit sot”, ka thënë Ramosaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Pavarësisht një apo dy herë në ditë e ka bërë të njëjtën rrugë prej më shumë se 7-8 kilometrash, pavarësisht kushteve klimatike, si nevojë për të birin e vet që me u socializu dhe me u pa me njerëz”.
“Na ka mërzitë të gjithë neve që i kemi mbajtë këto bluzat me fotografinë e ecjes. Edhe pse nuk është pa fytyra, ai e ka kuptu që është prindi i vet”.
The post “Na ka mërzitë të gjithëve”, momenti i dhimbshëm, Azemit ia kumtojnë lajmin për babain e vdekur appeared first on Klan Kosova.