Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sonte në emisionin “DPT te Fidani” i pyetur se a është penduar që kishte pranuar postin si kryeministër i vendin, ai është shprehur se sot e ka të qartë që atëherë është marrë vendim i duhur dhe se nuk është penduar.
Mirëpo, ai u shpreh se një gjë e tillë i ka kushtuar atij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“As atëherë nuk jam penduar dhe sot e kam shumë të qartë që është marrë vendimi i duhur atëherë bashkë me kolegët e tjerë në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse besoj që i kemi bërë shërbim shtetit para së gjithash”.
“Na ka kushtuar sigurisht, më ka kushtuar mua si bartës i listës në zgjedhjet e vitit 2021 dhe i ka kushtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës me rezultatin që kemi marrë”.
“Por, mirë është që ndonjëherë koha i qartëson disa gjëra, disa gjëra që mundohesh ditë e natë t’i qartësosh, siç kemi bërë ne në vitin 2020, 2021, kur kemi argumentuar për nevojën për të rrëzuar qeverinë që e kemi pasur dhe që është ende edhe kur e kemi formuar qeverinë e re gjatë kohës së pandemisë edhe gjatë fushatës së vitit 2021 jam munduar maksimalisht të qartësojë arsyeshmërinë, nevojën që të rrëzojmë atë qeveri, të bëjmë një qeveri proevropiane, proamerikane, të mbarë, qeveri normale që është e interesuar për zhvillim e për integrim euroatlantik”.
“Duket që në atë kohë nuk kemi arritur mjaftueshëm të qartësojmë arsyeshmërinë e atyre vendimeve para qytetarëve dhe para elektoratit të LDK-së realisht, sepse një pjesë e elektoratit nuk na dha besimin atëherë, por këto katër vite e kanë bërë të qartë aryseshmërinë dhe domosdonë e rrëzimit të asaj qeverie dhe formimin e një qeveri të re, proevropiane dhe proamerikane”, është shprehur tutje Hoti.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>