“N’12 t’natës i hypi kerrit nëse o nevoja”: Komuna i del krahë tërpezasve (VIDEO)

“N’12 t’natës i hypi kerrit nëse o nevoja”: Komuna i del krahë tërpezasve (VIDEO)

Kërkesën që gurthyesi “të mos i shtrijë rrënjët” në malin e tyre, banorët ia bënë edhe komunës.

Banorët e Tërpezës së Vitisë kërkuan nga udhëheqja lokale që të marrë masa e të mos lejojë një gjë të tillë, që sipas tyre do t’i dëmtonte shumë resurset natyrore, raporton Kiks Kosova.

Ndonëse banorët patën kritika për nënkryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu iu bashkua protestës së banorëve.

Në të njëjtën frekuencë me ta, Aliu theksoi se është e padrejtë mbajtja e dëgjimit publik në një vend tjetër e jo në Tërpezë, për diskutimet që kompania “Zhuti” të pajiset me leje për gurthyes.

Nënkryetari Aliu potencoi se kompania në fjalë nuk ka trokitur asnjëherë në zyrë të tij apo të kryetarit, Sokol Haliti.

Sipas tij, pronari i kompanisë Arben Hashani, është interesuar vetëm për planin zhvillimor të projektit në Drejtorinë e Urbanizmit. /Klankosova.tv

The post “N’12 t’natës i hypi kerrit nëse o nevoja”: Komuna i del krahë tërpezasve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.