Banjoja është një nga hapësirat më të prekura nga zhvillimi i mykut, për shkak të kombinimit të ngrohtësisë, lagështisë dhe qarkullimit të kufizuar të ajrit.
Veprimet e përditshme si dushi çojnë në çlirimin e shumë avujve, të cilët pa një ventilim të mirë mbeten në ajër dhe depozitohen mbi sipërfaqet e ndryshme si pllakat, fugat apo tavani.
Pjesët më të fshehura të banjos, si pajisjet dhe qoshet që pastrohen më rrallë, bëhen pika të përshtatshme për zhvillimin e mykut pa u vënë re.
Një eksperte për higjienën e shtëpisë nga Express.co.uk ndan një këshillë të thjeshtë, por shumë efektive: ajo mban dritaren e banjës të hapur pothuajse 24/7 dhe pas çdo dushi apo banje, pastron pllakat dhe xhamin e dushit për të hequr ujin e tepërt.
“Kjo ndihmon në heqjen e ujit të tepërt para se të thithet ose të qëndrojë mbi sipërfaqe, duke ndaluar zhvillimin e mykut”, thekson ekspertja. Ajo shton se kjo rutinë e thjeshtë, që zgjat vetëm 2 minuta, ka bërë që nuk ka vënë re kurrë myk në banjën e saj, edhe pse nuk ka një ventilator nxjerrës.
Pastrimi i rregullt pas çdo përdorimi jo vetëm që ndihmon në parandalimin e mykut, por edhe të shenjave të ujit dhe grumbullimit të kalciumit, duke ruajtur pamjen dhe higjienën e sipërfaqeve.
Një tjetër mënyrë efikase për të ulur lagështinë në ambientet e brendshme, sidomos në dimër, është përdorimi i tharëses së lagështisë (dehumidifier) – një pajisje që ndihmon veçanërisht në shtëpitë ku rrobat thahen brenda.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Myku në banjë? Ja rutina që funksionon gjithmonë appeared first on Sinjali.