My Shawarma rikthehet nesër në Albi Mall – doner vetëm 0.99€

My Shawarma rikthehet nesër në Albi Mall – doner vetëm 0.99€

Pas një transformimi me pamje të re dhe arkitekturë unike, My Shawarma rikthehet nesër në Albi Mall Prishtinë, duke sjellë një eksperiencë edhe më moderne për të gjithë vizitorët.

Një nga emrat më të dashur të ushqimit të shpejtë në Kosovë, My Shawarma, rikthehet nesër në Albi Mall Prishtinë.
Rihapja do të bëhet të shtunën, më 4 tetor, në orën 15:00, dhe do të shoqërohet me një ofertë të veçantë që nuk duhet humbur:


Oferta speciale: Doner vetëm 0.99€, e vlefshme për 4 ditë

Për katër ditë radhazi, të gjithë vizitorët do të mund ta shijojnë donerin për vetëm 0.99€ – një çmim simbolik për të festuar rikthimin e My Shawarma në zemër të qendrës tregtare më të frekuentuar të kryeqytetit.

My Shawarma jo vetëm që sjell ushqim të shpejtë me standard të lartë, por ofron edhe një eksperiencë mikpritëse që ka fituar zemrat e konsumatorëve anembanë Kosovës.

Mos e humbni këtë rikthim – ejani, bëhuni pjesë e atmosferës dhe shijoni donerin që nuk harrohet lehtë, vetëm tek My Shawarma në Albi Mall.