Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka folur për planprogramin e kësaj partie në rast se ai vjen në pushtet për katër vitet e ardhshme.
Hajdari tha se i ka marrë ekspertët më të mirë dhe e ka kalkuluar buxhetin por edhe projektet, ku sipas tij, nuk do të ndodhë që të niset një projekt dhe të mbetet në gjysmë.
Ai po ashtu premtoi se në rast se e merr në drejtim komunën e Drenasit, do të ndërtohet edhe një muze i luftës, që sipas tij, pasqyron rrugëtimin e Kosovës.
“Drenasi ka vlera për të cilat e kemi planifikuar një muze të luftës, që e pasqyron rrugëtimin e Kosovës prej periudhës së Rilindjes e deri te kulmimi i luftës së UCK-së. Për gjeneratat e reja do të jetë udhërrëfyes kur dikush do ta sheh sakrificën sublime”, tha Hajdari në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Hajdari foli edhe për kundër-kandidatin e tij, Ramiz Lladrovcin, duke thënë se nuk e di me cilin projekt mund të krenohet për 9 vite në pushtet.
“Ka telashe të jashtëzakonshme dhe për mua ka qenë befasuese kur njerëzit kanë probleme me ujin e pijes. Si rezultat i mungesës së ujit të pijes, pjesa e madhe e fshatrave kanë ik nga fshatrat dhe kanë ardhur në Drenas që të blejnë banesa dhe banesa nuk kanë blerë për shkak se për 6 vjet, investitorëve s’u ka dhënë leje ndërtimi”, tha ai.
The post “Muze i luftës në Drenas” – Çka po premton Hajdari për Drenasin? appeared first on Klan Kosova.