Besian Mustafa, kandidati për deputet i LDK-së, ka folur për programin që ka ky subjekt për sektorin privat.
Në një konferencë për media, ai ka shpalosur një pjesë të programit të tyre për këtë aspekt.
“Sektori privat është vet motori i zhvillimit të një shteti, veçanërisht në vendet si Kosova që në bazë të Kushtetutës jemi edhe vend me ekonomi të tregut të lirë”.
“Nëse ke parasysh programin “Rruga e Re” që parasheh 5 miliardë euro investime kapitale të gjitha këto do të realizohen nga sektori privat, nga kompanitë private në Kosovë, pra përfitues do të jenë kompanitë private”, ka thënë Mustafa. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>