E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMustafa: Politika serbe nuk e pranon realitetin e luftës çlirimtare në Kosovë

Mustafa: Politika serbe nuk e pranon realitetin e luftës çlirimtare në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa, deklaroi në “Edicionin Special” në Klan Kosova se politika serbe ende nuk është e gatshme të pranojë se në Kosovë ka pasur një luftë çlirimtare.

Ai theksoi se ndonëse popullata dhe disa liderë politikë serbë e kuptojnë realitetin, pra që Kosova ka dalë jashtë kontrollit të Serbisë, retorika zyrtare nga Beogradi mbetet mohues e denigruese ndaj UÇK-së.

“Janë retorike e rregullt e politikës serbe në Beograd, gjithmonë duke u përpjekur që ta denigrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sigurisht për ushtrinë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, as që e përmendin. Dhe në këtë drejtim nuk mund të pritet kurrë nga autoritetet e Beogradit të mos e denigrojnë UÇK-në, për ta gjithçka që është shqiptare është terroriste”, ka thënv Mustafa mbrëmë në Klan.

The post Mustafa: Politika serbe nuk e pranon realitetin e luftës çlirimtare në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT