Besian Mustafa i LDK-së i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, për pretendimet e tij se kandidatët e Lidhjes Demokratike kanë manipuluar votat me postë të diasporës.
Në reagimin e tij, Mustafa tha se Murati ka harruar se si në kohë fushate i ka blerë votat me buxhetin e shtetit.
“A harrove me treguâ qysh në Kosovë i keni fituâ 40% ndërsa në ambasada, ku i keni instaluâ njerzit e juaj, i keni fituâ 80%?”, tha Mustafa.
“Le të mbrohet një nga një secila votë, brenda e jashtë Kosovës, nga organet e ligjit. Nuk ka asgjë më të shenjtë se vota e qytetarëve të Republikës e cila shpreh vullnetin dhe vleresimin e tyre politik”, deklaroi ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>