Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, i është kundërpërgjigjur shpifjeve të deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, pasi ky i fundit ka deklaruar se ”Komercijalna Banka” është licencuar në vitin 2018, kur Bedri Hamza ka qenë Guvernator i BQK-së.
Mustafa ka njoftuar në Facebook se ”Komercijalna Banka” është licencuar në vitin 2007, kur BQK drejtohej nga UNMIK-u dhe se në vitin 2018, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së.
”Në kushtet e panikut të madh që i ka kapluar, deputetët e Vetëvendosjes po bëjnë trillime të ndryshme në përpjekje për të krijuar mjegull në publik”, ka shkruar Mustafa.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.