Mustafa: Deri tani, procesi zgjedhor është i rregullt dhe demokratik

Mustafa: Procesi zgjedhor deri tani është i rregullt dhe demokratik

Zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ky proces zgjedhor nuk është shënuar me ndonjë parregullësi apo incident të madh.

Në një konferencë për media, ai falënderon qytetarët që kanë treguar se mund të zhvillohet një proces demokratik.

“Më lejoni të shpreh një falënderim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që deri në këto momente e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese për të votuar për të përzgjedhurit e tyre, qoftë në nivelin e kandidatëve për kryetarë komunash, qoftë për kandidatët për asamblistë.”

“Të dhënat nga terreni, nga vëzhguesit tanë në vendvotime, na bëjnë të ditur se procesi zgjedhor deri tani është i rregullt dhe demokratik. Prandaj, edhe një herë, shfrytëzoj rastin të falënderoj qytetarët për këtë proces demokratik dhe të rregullt”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar, që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. /Klankosova.tv

The post Mustafa: Deri tani, procesi zgjedhor është i rregullt dhe demokratik appeared first on Klan Kosova.