Monday, March 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMusliu viziton gruan e Thaçit për 8 Mars: Kujtuam sakrificat dhe qëndresën...

Musliu viziton gruan e Thaçit për 8 Mars: Kujtuam sakrificat dhe qëndresën e grave shqiptare

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka vizituar Lumnije Thaçin, bashkëshorten e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar se gjatë kësaj vizite kanë kujtuar së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza, raporton Klankosova.tv.

“Sot në 8 Mars, ditën ndërkombëtare të gruas, vizitova zonjën Lumnije Thaçi, bashkëshorten e presidentit Thaçi i cili padrejtësisht po mbahet i burgosur në Hagë.Në këtë ditë të veçantë kujtuam së bashku sakrificat, guximin dhe qëndresën e grave shqiptare ndër breza. Pavarësisht sfidave ekonomike, shoqërore dhe dhunës me të cilën shpesh janë përballur, ato kanë mbetur gjithmonë shtylla e familjes, bashkëshorte të devotshme, nëna të përkushtuara dhe partnere të palëkundura në përpjekjet kombëtare”, shkroi ajo.

Musliu ka shkruar po ashtu se gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe partnere të rëndësishme në përpjekjet kombëtare.

“Historia dhe tradita jonë dëshmojnë se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë e respektuar dhe e vlerësuar, madje edhe në kohë lufte e rezistence. Prandaj sot, kërkesa e saj për barazi dhe trajtim dinjitoz nuk është lëmoshë, por një e drejtë legjitime që shoqëria jonë duhet ta njohë dhe ta mbrojë. Në këtë ditë simbolike nderojmë të gjitha gratë që kanë kontribuar për familjen, komunitetin dhe lirinë e kombit. Fuqizimi, arsimimi dhe barazia e tyre janë detyrë e përhershme e secilit prej nesh. Gruaja shqiptare mbetet gjithmonë simbol i forcës, guximit intelektualitetit dhe dashurisë për atdheun, e tillë është edhe zonja Lumnije Thaçi”, shkroi Musliu. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT