Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur para gazetarëve lidhur me vdekjen e të riut 27-vjeçar në Lipjan, pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.
Para nisjes së seancës, Musliu e quajti sjelljen e policisë të papranueshme, transmeton Klankosova.tv.
“Ishte një pamje që ende nuk jam qetësuar që tri ditë që e kam parë. Kjo nuk është vetëm çështje e një faktori, janë shumë faktorë që duhet të trajtohen. Kam thënë shpesh në seanca parlamentare se ka humbur morali i policit dhe ushtarit. Sot nuk ka kritere, janë për toke, dhe hyn kushdo në polici pa ndonjë trajnim adekuat”, tha Musliu.
The post Musliu për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit appeared first on Klan Kosova.