Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit, e cila po mbahet për të diskutuar situatën ekonomike në vend pas rritjes së çmimeve të karburanteve.
Në fjalimin e saj, Musliu e ka cilësuar mashtrues kryeministrin dhe i ka dhënë një zgjidhje konkrete për subvencionimin e naftëtarëve, pa prekur të drejtat e pensionistëve, studentëve apo lehonave.
“Jemi mësu me dëgju këtë mashtruesin që e kam këtu, po shpresoj që edhe ju keni fillu me kuptu mashtrimin e tij. Ky ka qejf me tregu përralla. Unë po ia ofroj një zgjidhje shumë konkrete, kryeministër nuk ke nevojë me ia ndalë paret as lehonave, as pensionistëve, as studentëve, as askujt. Veç zvogëlo kabinetin qeveritar, bëje me 12 ministri qysh e ke premtu, të dalin pare për me subvencionu naftën. E ke bërë kabinetin me 20 ministri si me qenë Kosova, Kinë. Për me ardhë në pushtet ke thënë që Kosovës nuk i duhen më shumë se 12 ministri. Mjetet që i kursen prej ministrive të dalin mjaftueshëm për subvencionimin e naftëtarëve”, ka thënë Musliu.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


