Musliu: Ka një rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale

Musliu: Ka një rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale

Themeluesi i institutit “Octopus”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë sot se ka rënie të legjitimitetit të Listës serbe në Kosovë.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë.


Lexoni të plotë postimin e tij:

Rënia e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë

Ka një rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale dhe kjo shprehet më së miri nga të dhënat e tabelës më poshtë.

Si instrument i Beogradit për të instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë, Lista Serbe ka bërë gjithçka për të përkeqësuar jetën e komunitetit që ajo gjoja përfaqëson.

Që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë. /Telegrafi/