Një moment i tensionuar ka ndodhur gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, kur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka hequr mikrofonin.
Teksa Kurti po fliste në foltoren e Kuvendit, Musliu u ngrit në këmbë, iu afrua dhe e ndërpreu duke marrë vetë fjalën.
“A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër sepse i ke pasur katër vjet me qeverinë dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin. Kryeministër kthehu në temë”, i tha ajo Kurtit.
Pas këtij incidenti, kryeministri Kurti ka bërë një “lutje për ruajtje të qetësisë institucionale dhe përgjegjësinë e përfaqësuesit të popullit”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


