Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Musliu në DPT te Fidani në Klan Kosova ka thënë se Kurti ka tendenca të instalimit të një sistemi totalitar në Kosovë.
“E përshëndes çdo herë shkuarjen në zgjedhje, jo unë, por Partia Demokratike para instalimit të një sistemi totalitar në Kosovë. Tendencat e Albin Kurtit, mënyra se si e ka manipuluar skenën politike, mënyrën se si e ka kapur skenën politike, kërkesa ose mendësia e vetme ka qenë që në Kosovë të instalohet një sistem totalitar dhe ju e dini se çka është sistemi totalitar, ndoshta është mirë që t’ju ndihmojmë qytetarëve që ta kuptojnë këtë tendencë të Albin Kurti”, deklaroi Musliu në Klan Kosova.
Ajo theksoi se puna më e mirë që di ta bëjë Vetëvendosja është propaganda dhe bllokada.


