Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Muslija mund të largohet nga Freiburgu.
Minutat e pakta këtë sezon bën që ai të mendojë të ardhmen e tij te skuadra gjermane, ndonëse ka raporte shumë të mira me hierarkinë e klubit.
Megjithëse ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, lojtari me prejardhje nga Kosova shihet si një prej futbollistëve që mund të largohet në verë, dhe Freiburg nuk pritet të bëjë pengesa për shitjen e tij.
Siç raporton “Sky Neës”, për kosovarin ka interesim edhe nga klubet tjera të Bundesligës.
Kujtojmë se Muslija bëri lëvizjen te Freiburgu nga Paderborni, në janar të vitit të kaluar ku bëri vetëm 24 paraqitje./IndeksOnline/