E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeMusk tërhiqet: Më vjen keq për postimet kundër Trump

Musk tërhiqet: Më vjen keq për postimet kundër Trump

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka bërë një hap pas në përplasjen e ashpër me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur keqardhje për disa prej komenteve të tij në rrjetet sociale.

Deklarata e Muskut vjen pas një jave tensionesh publike, ku filluan të shkëmbenin sulme të ashpra personale në internet pasi CEO i SpaceX e përshkroi projektligjin gjithëpërfshirës të taksave të presidentit si “të neveritshëm”. Pastaj ai sulmoi drejtpërdrejt presidentin dhe e akuzoi pa prova për lidhje me pedofilin famëkeq Jeffrey Epstein.

“Më vjen keq për disa nga postimet e mia në lidhje me Presidentin Donald Trump javën e kaluar,” ka thënë Musk, duke sinjalizuar një tërheqje të pjesshme pas akuzave të forta.

Në një moment, Musk kishte pretenduar se Trump përmendet në dosje sekrete të qeverisë që lidhen me Epsteinin, megjithëse nuk paraqiti asnjë provë. Postimet për këtë temë u fshinë nga vetë Musk të shtunën e kaluar.

Përplasja midis dy figurave që dikur ishin aleatë nuk është ndalur me kaq. Presidenti Trump ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar Musk për pasoja politike dhe personale. “Pasojat serioze” do ta presin nëse ai ndihmon demokratët në zgjedhjet e ardhshme, ka thënë Trump, duke kujtuar se Musk ishte një nga kontribuuesit financiarë në fushatën e tij në të kaluarën.

Tensionet mes Trump dhe Musk vijnë në një moment të ndjeshëm për politikën amerikane, ndërsa të dy mbeten figura me ndikim të madh – njëri në Shtëpinë e Bardhë dhe tjetri në sektorin teknologjik dhe mediatik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT