E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeMusk reagon pasi që u raportua se X është jashtë funksionit: Po...

Musk reagon pasi që u raportua se X është jashtë funksionit: Po fle në dhomat e serverëve

Përdoruesit e platformës X në mbarë botën u përballën sërish me probleme të funksionimit, pasi rrjeti pësoi një tjetër ndërprerje të madhe që ndikoi në përdorimin e tij si në desktop ashtu edhe në aplikacionet mobile.

Shumë raportime flisnin për vështirësi në qasjen në llogari, ngarkimin e përmbajtjeve dhe dërgimin e mesazheve, duke krijuar kaos të përkohshëm në këtë rrjet social.

Pas rikthimit të pjesërishëm të funksionimit, reagoi edhe pronari i platformës, Elon Musk, i cili përmes një postimi në X deklaroi: “Jam rikthyer të kaloj 24/7 në punë dhe të fle në dhoma konferencash, dhoma serverash ose fabrika.”

Ndërprerja e fundit u shkaktua nga probleme teknike në një nga qendrat e të dhënave të kompanisë. Sipas njoftimit zyrtar të X, një zjarr që shpërtheu në njërën nga qendrat pranë Portlandit besohet të ketë ndikuar në stabilitetin e shërbimeve.

Kjo ishte ndërprerja e dytë e madhe brenda një harku kohor prej 24 orësh. Më herët, të enjten, X kishte raportuar një tjetër defekt në sistemin e saj, gjithashtu i lidhur me probleme në qendrat e të dhënave, siç u bë e ditur nga ekipi i inxhinierisë së platformës.

Ndërsa kompania vazhdon të përballet me sfida teknologjike, Musk duket i vendosur të jetë në vijën e parë të përpjekjeve për rikthimin e stabilitetit në platformën që zotëron.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Musk reagon pasi që u raportua se X është jashtë funksionit: Po fle në dhomat e serverëve appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT