Mushkolaj i sigurt: Jam në balotazh dhe jam i pari (VIDEO)

Mushkolaj i sigurt: Jam në balotazh dhe jam i pari (VIDEO)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, ka shprehur bindjen se do të arrijë në balotazh dhe se është lider në garë.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mushkolaj tha se ka organizuar takime të shumta në të gjitha nivelet dhe ka krijuar një listë të plotë të çështjeve dhe nevojave të komunës.

“Unë matje nuk kam bërë, mirëpo kam organizuar takime të shumta në çdo nivel dhe kam bërë një listë që është për shqyrtim. Pothuajse është mbuluar krejt territori i Deçanit. Në disa zona presim më shumë vota, ka edhe dy-tre kandidat, por dua të jem i sinqertë,  gara është e hapur në Deçan. Nuk po jap premtim të pabazuar, por po jap një përshkrim të gjendjes. Unë jam i bindur që jam në balotazh dhe jam i pari”, ka deklaruar Mushkolaj.

The post Mushkolaj i sigurt: Jam në balotazh dhe jam i pari (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.