Njohësi i çështjeve juridike, Skender Musa, ka komentuar aktvendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin thotë se demantoi parinë shtetërore lidhur me konstitutimin.
Avokati ndër tjera në Rubikon shtoi megjithatë se pavarësisht obligimit 12-ditor drejt deputetëve, nuk pritet ndonjë zgjidhje sepse të njëjtit kanë të drejtën e tyre të lirë të votës, transmeton klankosova.tv.
”Këtë që e kam parë është vetëm një konstatim që s’është zgjedh kryesia e kuvendit”.
”Ndërkaq ato pikat tjera dispozitive të publikuara ku thonë se urdhërohen deputetët të votojnë nuk ma merr mendja që mund të ofrojnë ndonjë zgjidhje sepse deputetët mund të votojnë pro kundër apo të abstenojnë”.
”Ajo çfarë është qartësuar është se presidenti, kryeministri, parlamentari nuk kanë tregu drejt, nuk e kanë tregu të vërtetën kur kanë deklaru publikisht se janë zgjedhë institucionet e vendit. Dhe në fakt ky vendim i Gjykatës Kushtetuese tregon se për shkak të interesave shtetërore obligohen ta zgjedhin edhe nënkryetarin e kuvendit, pa e përjashtuar këtu edhe opozitën”.
”Barra e përgjegjësisë së krijimit të institucioneve i takon koalicionit të Vetëvendosjes, Guxo dhe Alternativa”.
”Nuk mendoj që ky vendim ka qenë ai që është pritë”.
The post Musa thotë se Kushtetuesja qartësoi se kuvendi s’është konstituuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.