Skandali i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po thellohet edhe më tej.
Tashmë dyshimet për keqpërdorime milionëshe të Berishajt në aferën e njohur me ndërmarrjen GEN-i Beograd, do të kalojë në duart e autoriteteve të Serbisë.
Në lidhje me këtë çështje ka folur avokati Skënder Musa, i cili tha se prokurori slloven ia ka dorëzuar dosjen e Berishajt prokurorit serb, teksa shtoi se gjatë hetimeve në Slloveni ka rezultuar se Martin Berishaj ka nënshkruar kontrata me numër personal të Serbisë.
“Prokurori slloven ishte shumë i qartë ku bëri me dije se kanë përfunduar hetimet në Slloveni dhe dosjen ia ka dorëzuar prokurorit serb, pasi janë dy elemente që ata i kanë konsideruar pasojë dhe kryerje të veprës penale që ka ndodhur në Serbi”.
“Shtetet që kanë të drejtë ta ndjekin veprën penale janë shteti ku është kryer vepra penale dhe shteti ku është shkaktuar pasoja e veprës penale. Në aspektin e ndihmës juridike kanë vepruar në këtë formë, për shkak se Serbia s’i transferon shtetasit e vet. Gjatë hetimeve në Slloveni ata kanë hasur kontrata të nënshkruara me numër personal të Serbisë”, tha Musa në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se këtë skandal të Berishajt, Prokuroria Speciale e Kosovës s’ka mundur ta kryej i vetëm pasi ka pasur mbështetje të jashtëzakonshme që nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ministrat e qeverisë.
“Si krim i organizuar, Martin Berishaj në Kosovë s’ka mundur ta kryej i vetëm, pasi duhet të ketë edhe persona të tjerë që e kanë fshehur dhe në këtë rast, në bazë të këtyre që i kemi parë dhe lexuar edhe lidhur me hetimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Martin Berishaj ka pasur një mbështetje jashtëzakonisht të madhe duke filluar nga presidentja, kryeministri, ministrat dhe çdo zyrtar i partive politike në pushtet”.
“Këtë drejtim, mendoj që Prokuroria Speciale duhet ta trajtojë si krim të organizuar sepse janë njerëzit e pushtetit që janë marrë me veprimtari të kundërligjshme që kanë dëmtuar interesin e popullit të Kosovës”, tha ai.
The post Musa: Berishaj ka mbështetje nga Osmani e Kurti – Prokuroria ta hetoj si krim të organizuar appeared first on Klan Kosova.