Murtezani-Strand: Vizion i përbashkët për zgjerimin dhe përforcimin e partneritetit

Murtezani-Strand: Vizion i përbashkët për zgjerimin dhe përforcimin e partneritetit

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në Shkup ishte nikoqir i ministrit për Çështje Evropiane të Republikës së Finlandës, Joakim Strand, i cili po qëndron në vizitë pune në rajon.

Nga Ministri për Çështje Evropiane njoftojnë se takimi u zhvillua në kontekst të dialogut të vazhdueshëm në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës për integrimin evropian dhe proceset reformuese, me qëllim të përforcimit të partneritetit dypalësh dhe konfirmimin e përcaktimit strategjik për zgjerimin si politikë me interes të përbashkët.


“Në qendër të bisedës tet a tet dhe të takimit plenarë të të dy delegacioneve ishin perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, implementimi i Agjendës reformuese dhe roli i Planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor si instrument për integrim ekonomik dhe konvergjencë socio-ekonomike. Bashkëbiseduesit konstatuan se kjo iniciativë, përmes pakos prej 6 miliardë euro dhe lidhjes së mbështetjes financiare me rezultate konkrete, hap kapitull të ri në politikën e zgjerimit dhe ofron përfitime reale për qytetarët edhe para antarësimit formal. Në këtë drejtim, u vlerësua se Agjenda reformuese paraqet udhërrëfyes të besueshëm (kredibil) për modernizimin e institucioneve, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe përshpejtimin e konvergjencës ekonomike me BE-në.

Ministri Murtezani u ndal në përfundimin e procesit të skriningut dhe gatishmërinë e vendit për të hapur klasterin e parë “Vlerat Fundamentale”, si hap thelbësorë për ndjekjen sistematike të progresit në reformat. Ai theksoi rëndësinë e qasjesë së parashikueshme dhe meritokratike nga BE-ja si parakusht për ruajtjen e motivimit dhe besimit të qytetarëve në projektin evropian. Po ashtu, ai potencoi rolin e Maqedonisë së Veriut si partner i besueshëm (kredibil) i cili në mënyrë aktive kontribuon për stabilitetin rajonal dhe për avancimin e agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Strand, nga ana e tij, shprehu bindjen se Maqedonia e Veriut me progresin e deritanishëm në reformat demonstron angazhimin serioz ndaj standardeve evropiane. Ai nënvizoi se Finlanda mbetet mbështetës konsekuent i politikës së zgjerimit të bazuar në merita dhe vlerësoi se reformat në sundimin e ligjit, demokracinë dhe efikasitetin institucional janë themelet mbi të cilat do të ndërtohet progresi i mëtejshëm. Strand gjithashtu u ndal edhe në dimensionin më të gjerë gjeopolitik të zgjerimit, duke theksuar se Ballkani Perëndimor i qëndrueshëm dhe i integruar është element thelbësorë për përforcimin e sigurisë dhe rezistencës së Bashkimit Evropian në përgjithësi”, thonë nga MÇE./Telegrafi/