Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ilir Murtezaj, u shpreh krenar për punën e tij sa ishte në krye të Administratës Tatimore të Kosovës.
Murtezaj foli rreth punës dhe rezultateve konkrete gjatë kohës sa ai drejtoi ATK-në.
Ai theksoi se ky institucion, është ndër rrëfimet më të suksesshme të shtetit të ri të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Jam krenar që bashkë me stafin kemi ndërtuar një sistem që funksionon i pavarur nga ndikimi i individit dhe ju shërben të gjithëve në mënyrë të automatizuar”, tha Murtezaj.
“Bashkë kemi ndërtuar shtetin, e bashkë do ta zhvillojmë atë më tej”, u shpreh ai./ Klankosova.tv.


