E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeMurterzaj: LDK-ja sipas të gjitha gjasave e treta

Murterzaj: LDK-ja sipas të gjitha gjasave e treta

Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë që sipas të gjitha gjasave kjo parti do të dalë e treta në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Sidoqoftë, Murtezaj e konsideroi klimën e favorshme për partinë e tij në këto zgjedhje krahas atyre paraprake.

“Ne brenda partisë ende nuk jemi ulur për ta diskutuar rezultatin sepse edhe numërimi i votave zgjati apo stërzgjati”, ka thënë Murtezaj në DTP Te Fidani në Klan Kosova.

“Gjërat duhet të thuhen drejt. Na pëlqyen, nuk na pëlqyen. LDK-ja sipas të gjitha gjasave do të përfundojë e treta, me një distancë prej të parit dhe me një distancë prej të dytit, me një rritje prej katër për qind nga rezultati i vitit 2021”.

“Këto janë konturat kryesore. Klima në vitin 2021 ka qenë totalisht anti-LDK, klima në vitin 2025 ka qenë plotësisht pro LDK”.

The post Murterzaj: LDK-ja sipas të gjitha gjasave e treta appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498