E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/murtaja-e-bagetive-ne-shqiperi-auv-i-me-thirrje-per-fermeret-ne-kosove/Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë...

https://klankosova.tv/murtaja-e-bagetive-ne-shqiperi-auv-i-me-thirrje-per-fermeret-ne-kosove/Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë – Klan Kosova

Pas shpërthimit të sëmundjes së murtajës së dhenve dhe dhive në disa zona të Shqipërisë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës.

Kjo agjenci kërkon që të evitohet çdo kontakt i drejtpërdrejtë i deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga Shqipëria, transmeton Klankosova.tv.

Fermerëve në Kosovë, gjithashtu i kërkohet që t’i mbajnë kafshët e monitoruara si dhe të lajmërojnë menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);

“ Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja”, thuhet mes tjerash në kërkesat e AUV-it.

“Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë”, thekson kjo agjenci, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT