Muriqi pas fitores: Mentalitet, karakter, shpirt luftarak – kjo është ajo që jemi ne

news image

Vedat Muriqi ishte protagonist i Kombëtares së Kosovës mbrëmë në fitoren e madhe 2:0 ndaj Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Sulmuesi kosovar e realizoi golin e dytë të Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri” për trepikëshin e parë të ekipit të Franco Fodës.

E sot, futbollisti i Mallorcës sot e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren e mbrëmshme.

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi ai në Instagram.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

//www.instagram.com/embed.js