Muriqi në formacionin e javës në La Liga

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, duket se e ka rikthyer formën e tij të duhur.

Muriqi ishte protagonist i Mallorcës në fundjavën që shkoi duke i realizuar dy gola ndaj Las Palmas në pjesën e parë.

Ai ishte i pandalshëm për kundërshtarët dhe me meritë u zgjodh lojtari i ndeshjes, njofton Klankosova.tv

Paraqitja e 30-vjeçarit u vlerësua edhe nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, Sofascore.

Kjo e fundit e përfshiu prizrenasin në formacionin e javës së 24-t të La Ligas.

Prizrenasi u vlerësua me notën 8.2.

“Pirati” deri më tani në këtë sezon, i ka realizuar gjashtë gola në La Liga dhe i ka bërë edhe dy asistime.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>