Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas eliminimit të ekipit nga Turqia në Prishtinë, duke thënë se fati nuk i lejonte të arrinin kualifikimin për në Botëror.
“Shumë vështirë. Kemi luftuar prej ditës së parë e deri këtu. E nisëm kampanjën me humbje të thellë dhe menduam se nuk ka kthim. Por vazhduam mirë. Unë jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi. Jam shumë krenar që jam ndër kapitenët. Do të kisha dëshirë ta udhëheq ekipin në Amerikë, por fati nuk e deshi. Unë nuk e di a do të jem, por Kosova do të kualifikohet në një kampionat të madh. Kemi pasur shumë raste. Më dhimbset gjithë ekipi, gjithë shteti. Gjithë kjo përkrahje…”, deklaroi Muriqi.
Kosova u eliminua pas humbjes minimale 1-0 ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mos arritur të sigurojë vendin e saj të parë në histori në Botërorin 2026.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


