Muriqi: E njohim Zvicrën, i dimë pikët e dobëta – kam shpresë se do të dalim fitues ndaj Zvicrës

news image

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shprehet i bindur se ekipi i tij do të dalë fitues nga sfida e eliminatoreve për Botërorin 2026 ndaj Zvicrës, e cila zhvillohet në Basel.

“Jemi përgatitur për nesër dhe kemi bërë analizat tona. E njohim Zvicrën, i njohim pikët e dobëta. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Kemi një ekip me lojtar të nivelit të lart dhe bazuar se nesër do të dalim fitues. Fillova keq me të kuq, pastaj shënova ndaj Realit. Kundër Zvicrës kisha rastin të shënoj dy herë, dhe është ndjenjë e mirë të shënosh gola. Jemi të gatshëm dhe shpresoj t’i gëzojmë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.”, tha Muriqi.

Sulmuesi i Kosovës shpreson që barrën e sulmit në të ardhmen ta marrin lojtarët e rinj, Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani.

“Është si punë, jo si nder për të përfaqësuar Kosovën. Dëshiroj sukses Fisinikut dhe Albioni dhe uroj të jenë tandemi i ardhshëm i Kosovës. Uroj ta kalojnë shifrën e golave që unë i kam realizuar.”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/