Friday, April 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMuriqi: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e...

Muriqi: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se kishte planifikuar të pensionohej nga Përfaqësuesja nëse skuadra do të kualifikohej për në Kampionatin Botëror 2026. Ylli i Mallorcas, duke u shprehur me emocione për “Supersport”, kërkoi falje në emër të ekipit, por shtoi se po vjen gjenerata e artë e Kosovës.

“Në emër të ekipit kërkoj falje për gjithë shtetin, për gjithë ata që na përkrahën, por ju lutem të vazhdoni sepse po vjen gjenerata e artë e Kosovës”, tha Muriqi.

Ai shtoi se besonte plotësisht në kualifikim dhe kishte synuar të largohej nga Kombëtarja pas një arritjeje të tillë, por tani po e rikonsideron vazhdimin e karrierës ndërkombëtare, sepse nuk dëshiron t’i “varë këpucët” pa luajtur me Kosovën në një turne madhor.

“Aq shumë kam besuar se kemi me u kualifiku… edhe mendova të luaj atje në Amerikë me kombëtaren dhe të largohem, t’i hapi rrugë të rinjve, por nuk kam qejf me mbetë edhe pikë brenda, sepse e di se kjo kombëtare do të kualifikohet”, tha sulmuesi.

Kosova pritet të rikthehet në fushë gjatë muajit qershor për të zhvilluar dy ndeshje miqësore, megjithatë emrat e kundërshtarëve ende nuk janë bërë të ditur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT