Monday, March 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMurati: Shpërndarja e Kuvendit pengoi miratimin e projekteve prej 121 milionë euro

Murati: Shpërndarja e Kuvendit pengoi miratimin e projekteve prej 121 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar mbi vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, duke theksuar se sipas Kushtetutës, ende ka pasur kohë për deputetët që të vazhdojnë punën e tyre dhe të miratojnë një sërë vendimesh të rëndësishme për vendin.

Ai theksoi se, brenda periudhës 60-ditore që parashikohet në Nenin 82 të Kushtetutës, Kuvendi ka mundësinë të miratojë marrëveshje ndërkombëtare, të kalojë ligje të rëndësishme dhe të realizojë reforma të tjera thelbësore, transmeton Klankosova.tv.

“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre”, shkruan ministri në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë:

Brenda 60 ditëve afat që parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin:

– Marrëveshjet ndërkombëtare: 121 milionë euro ishin të parapara të votoheshin vetëm në seancën e së premtes që lamë pas.

– Ligjet që janë në pakon e Planit të Rritjes me BE-në – miratimi të cilave do të lironte një pjesë të mjeteve nga 882 milionë eurot e Planit të Rritjes.

– Rishikimi i Buxhetit.

– Ligje e reforma të tjera me rëndësi jetike.

– Ndryshimet Kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga vota direkte, madje duke i përcjellë edhe afatet sipas rregullores së punës së Kuvendit.

– Eventualisht edhe ndonjë emër konsensual për President, e ngërçi të zgjidhej pa pasoja për shtetin.

Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre.

Pse ky nxitim?

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT