Murati: Ekonomia vazhdon të rritet, faktet po demantojnë pretendimet opozitare

news image

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë një lajm pozitiv për fundjavë nëpërmjet një postimi në Facebook, duke theksuar se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Murati bëri të ditur se Bruto Produkti Vendor është rritur me 4.58% në tremujorin e dytë të vitit 2025.

“Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”, tha Murati.

Ai shtoi se me këtë postim po i demanton pretendimet e opozitës lidhur me gjendjen ekonomike të vendit.

“Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”, theksoi Murati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/