Është hapur Skema e Granteve për Energji të Pastër, e cila ofron subvencionim deri në 25,000 € për kompanitë prodhuese dhe përpunuese që synojnë të investojnë në zgjidhje të qëndrueshme energjetike.
Përmes kësaj skeme, bizneset mund të aplikojnë për mbështetje financiare në:
– Sisteme solare fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike,
– Sisteme solare termike për ngrohjen e ujit sanitar,
– Bateri për ruajtjen e energjisë elektrike
Kjo iniciativë financohet nga Qeveria e Luksemburgut përmes LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency, ndërsa zbatohet nga Kosovo Investment and Enterprise Support Agency (KIESA) në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Kosovës.
Udhëzimet paraprake dhe kriteret e aplikimit janë të publikuara këtu: Shkarko udhëzuesin
Thirrja e Muqa Solar për bizneset
Si kompani lidere në fushën e energjisë diellore, Muqa Solar i fton të gjitha bizneset prodhuese dhe përpunuese të shfrytëzojnë këtë mundësi unike për të investuar në energji të pastër dhe të qëndrueshme.
Këto investime u mundësojnë kompanive:
- kursime afatgjata,
- pavarësi energjetike,
- dhe një ndikim pozitiv në mjedis.
Për këshillim dhe projekte të personalizuara me panele solare, bizneset mund të kontaktojnë Muqa Solar në:
Tel:+383 49 454 864
Email: [email protected]
Web: www.muqasolar.com
Facebok: Muqa Solar Company
Instagram: muqasolar
“Le të paguaj Dielli për ju”