Admirali amerikan, Stuart B. Munsch, ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e KFOR-it gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
Gjatë fjalimit të tij hyrës, ai përshëndeti presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, duke i përmendur me emra e pozita, kurse të tjerët i përmblodhi me “kujdestarë të institucioneve në Kosovë”, duke mos e përmendur me emër as kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e as kreun e Kuvendit, Dimal Basha.
“Presidente Osmani, ish-presidente Jahjaga, kujdestarë të institucioneve në Kosovë, ambasadorë, liderë fetarë e shefa të mbrojtjes”, “e mbi të gjitha, burra e gra të KFOR-it, faleminderit të gjithëve për pjesëmarrje në këtë ceremoni të ndërrimit të komandës sot, ku përgjegjësitë kalohen nga një komandant te tjetri”, tha admirali Munsch, raporton Klankosova.tv.
Sot është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku komandanti i deritashëm, Enrico Barduani ia dorëzoi detyrën udhëheqësit të ri të misionit, Gjeneralmajor Ozkan Ulutash. /Klankosova.tv
The post Munsch përshëndet me emër e pozitë Osmanin e Jahjagën, por jo Kurtin e Bashën appeared first on Klan Kosova.