Munishi nuk zgjedh fjalor, dërgon selame thumbuese për kundërshtarët në Superligë

😁

Trajneri karizmatik, Ismet Munishi, i cili aktualisht është në krye të bankinës së Dukagjinit, ka thumbuar kundërshtarët e tij të Superligës.

Megjithatë, s’është që ka zgjedhur fjalët me të cilat ai u adresua përmes facebook-ut.

“Xhiro përfundoi, ankesat u morën parasysh, shpejt vjen xhiro tjetër, duhet m’i shtrëngu bo…et mirë për në vazhdim, kush i ka normal”, ka shkruar timonjeri i klinasëve, transmeton Klankosova.tv.

“Kampionati shumë i fortë sivjet, s’ka miqësore, duhet me fitu vetë me mund, me djersë edhe me dijeni normal 😁 kush din”, ka vazhduar më tej Munishi.

Sipas tij, duhet edhe me ditë mu përballë me presionin, është shumë e rëndësishme këtë vit.

“Punoni fort, lufta vazhdon” përfundon shkrimi i teknikut

The post Munishi nuk zgjedh fjalor, dërgon selame thumbuese për kundërshtarët në Superligë appeared first on Klan Kosova.