E martë, 29 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMungon shenja, policia nuk kursen shoferët – 17 gjoba brenda ditës (VIDEO)

Mungon shenja, policia nuk kursen shoferët – 17 gjoba brenda ditës (VIDEO)

Është lindur e rritur në këtë zonë.

E që nga koha kur është pajisur me patentë shoferë, ka vozitur nëpër këto rrugë mijëra herë pa asnjë telash.

Beqir Hoxha, banor i Shtimes e në afërsi të Lipjanit, për Kiks Kosovën rrëfeu historinë se si para dy muajve u ndalua nga policia pikërisht në këtë zonë për tejkalim shpejtësie.

Sipas tij, në këtë zonë e cila është magjistrale Lipjan-Shtime, për një kohë të gjatë ka munguar shenja e cila tregon për përfundimin e shpejtësisë 50 km në orë, shenjë kjo e cila thotë që ka qenë më herët, por çuditërisht ishte dëmtuar ose larguar nga dikush.

E sipas Hoxhës, shenjën për të cilën u dënuan dhjetëra qytetarë, e rivendosën sërish vetëm pas insistimit të tij në stacionin policor të Lipjanit.

Pas Hoxhës, në të njëjtin vend e ndalën edhe vajzën e tij, më 12 korrik të 2025-ës.

Dënimin asaj ia shqiptuan 20 euro, e me të kuptuar këtë, Hoxha doli menjëherë në vendngjarje dhe nga policët thotë që mori arsyetimin se vajza e tij ishte 73 km në orë, e nuk e kishte respektuar shenjën 50, që ishte afër 4 km para saj.

E kjo, banori thotë që e shqetësoi tej mase ngase ishte e padrejtë.

Ndonëse dënimin thotë që është i detyruar ta paguajë, për një vepër që tani rezulton të jetë shqiptuar gabimisht.

Në të njëjtën ditë, përveç të bijën e Beqir Hoxhës, policia ndaloi edhe disa vozitës tjerë, për të njëjtën çështje.

E sipas një përgjigje të Policisë për Kiks Kosovën, 17 veta ishin gjobitur për tejkalim shpejtësie në po të njëjtin vend e ditë.

E Hoxha thotë që kjo situatë atë e shqetësoi shumë.

Problemi sipas tij nuk qëndron te shuma e dënimit ngase ajo ishte shumë e vogël, mirëpo pse sipas tij u dënua padrejtësisht.

Beqir Hoxha me forcat e veta, pas krejt kësaj historie trokiti pothuajse çdo ditë në dyert e Stacionit Policor në Lipjan për të kërkuar nga ta një sqarim dhe të drejtën e tij.

Kjo ngase ai thotë që është e padrejtë që vajza e tij u gjobitë në një zonë ku faji ka qenë te shenjat e komunikacionit e jo te ajo.
Pothuajse të njëjtën histori të tejkalimit të shpejtësisë, Hoxha thotë që e kishte pasur edhe para një viti, por që atëherë thotë që ka qenë duke vozitur 85 km në orë.

E policët, atij i thanë që në këtë zonë ishte e lejuar vozitja 80 km në orë. Por që asokohe atë nuk e dënuan por vetëm ia vendosën një vërejtje.

The post Mungon shenja, policia nuk kursen shoferët – 17 gjoba brenda ditës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT