E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMungon prokurori, dështon seanca ndaj Sveçlës & Co për gazin lotsjellës në...

Mungon prokurori, dështon seanca ndaj Sveçlës & Co për gazin lotsjellës në Kuvend

Ka dështuar të mbahet seanca kundër Xhelal Sveçlës, Fitore Pacollit, Salih Zybës e Drita Millakut për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars të vitit 2018.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, arsyeja për dështimin kësaj radhe ishte për faktin se ka munguar prokurori Valdrin Krasniqi.

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26 korrik, 2019, pasi, sipas Prokurorisë, thuhej se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën. /Klankosova.tv

Gazi lotsjellës në Kuvend, Sveçla me kolegë dalin para gjykatës (VIDEO)

The post Mungon prokurori, dështon seanca ndaj Sveçlës & Co për gazin lotsjellës në Kuvend appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT