E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Mungesa e Laboratorit të Toksikologjisë është fatkeqësi për pacientët” – fajtore dy...

“Mungesa e Laboratorit të Toksikologjisë është fatkeqësi për pacientët” – fajtore dy ministri (VIDEO)

Momentalisht, në asnjë laborator në Kosovë nuk mund të bëhen analizat toksikologjike, të cilat vërtetojnë sasinë e barnave, alkoolit ose substancave narkotike në trupin e njeriut.

E mungesa e një laboratori të tillë funksional është një fatkeqësi për pacientët. Kështu vlerëson gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija.

Për Kiks Kosovën, Vitija tha se pacientët të cilët kanë nevojë për këto analiza tani, po detyrohen që ato t’i kryejnë jashtë vendit.

Një laborator i Toksikologjisë, Vitia thotë se është më si i domosdoshëm.

Përgjegjësia për këtë mungesë, ai thotë se bie mbi dy ministri, mbi Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë.

Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ai e mban përgjegjës edhe për Shërbimin e Toksikologjisë në QKUK, i cili ndonëse u përurua në shkurt të 2025-ës, ende nuk është finalizuar.

Gabim të madh thotë se Ministria e Vitisë bëri edhe kur financoi shkollimin specialistik për lami të ndryshme të farmacisë, ku hyn edhe toksikologët, pa pasur një plan konkret se ku do të punësohen ata pas aftësimit dhe licencimit.

Mbështetja financiare për specializimin e tyre, të cilët më pas mbetën pa punë, ai thotë se është një investim i humbur.

Nga 15 toksikologët të cilët janë financuar për specializim nga buxheti i shtetit, vetëm 4 prej tyre kryejnë punën e toksikologët dhe për sivjet Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar financimin për shkollimin specialistik edhe për 2 toksikologë të tjerë. /Klankosova.tv

The post “Mungesa e Laboratorit të Toksikologjisë është fatkeqësi për pacientët” – fajtore dy ministri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT