Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia.
Ai tha se nëse partitë politikë kanë qenë në dijeni se kemi qenë buzë një konflikti dhe siç tha ai, ende merren me Albulena Haxhiun, atëherë sipas tij, diçka nuk po funksionon në rrënjët e shtetit.
“Nëqoftëse të gjitha partitë politike e dinë që kemi qenë buzë konfliktit e ne hala merremi me Albulenën, atëherë diçka nuk po funksionon në rrënjë të shtetit tonë”, është shprehur ai.
Në lidhje me këtë mundësi, Deda tha se s’do të mund të shpallej as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend, përcjell Klankosova.tv.
“Invadon Serbia, ti s’mundesh as gjendjen e jashtëzakonshme me e shpallë, atë e bën Kuvendi. Qeveria nuk mundet me marrë shumë vendime, e sidomos në detyrë dhe ne jemi në paralizë institucionale. Tash pse me e leju veten me ardhë deri tek kjo pikë?”, u shpreh tutje ai.
The post Mundësia e një sulmi nga Serbia, Deda: S’mund të shpallet as gjendja e jashtëzakonshme pa Kuvend (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.