“Mund të jesh pak më i sjellshëm sepse nuk je më në luftë”, Trump drejtuar Netanyahut

“Mund të jesh pak më i sjellshëm sepse nuk je më në luftë", Trump drejtuar Netanyahut

Presidenti amerikan i është drejtuar parlamentit izraelit bashkë me Benjamin Netanyahun.

“Mund të jesh pak më i sjellshëm sepse nuk je më në luftë”, iu drejtua Trump me shaka Netanyahut.


“Vetëm duke përqafuar mundësitë e këtij momenti mund të arrijmë qëllimin tonë për të siguruar që tmerret e viteve të fundit të mos ndodhin më kurrë”, shtoi ai.

Fjalimi i tij ka vazhduar për më shumë se 35 minuta, por Trump më pas tha se “ishte shumë vonë”.

“Më keni mbajtur mjaft vonë midis udhëheqësve të opozitës dhe fjalimit brilant, por shumë të gjatë të Bibit”, tha presidenti amerikan.

“Mendova se do të mbaja një fjalim dhe pastaj do të shkoja në Egjipt.” /Telegrafi/