Politikani Gino Mulliqi nga Teksasi në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se Zelensky gaboi në negociatat me mineralet dhe e sfidoi Trumpin publikisht.
“Mendoj që ka edhe mënyrë ekonomike në këtë takim. Çka pamë sot është një kulminacion i bërjes së politikes amerikane viteve të fundit, Trump ka garuar në bazë të politikës që shteti amerikan të jëtë në primar në të gjitha takimet. Mendoj që Zelensky e ka bërë hapin e parë të gabuar në negociatat me mineralet. Ai do t’i garantuake paqe për të gjithë jetën”, tha Mulliqi, transmeton Klankosova.tv
Tutje, ai shtoi: “Çalitja e mosnënshkrimit të marrëveshjes, ka qenë hapi i parë i gabuar. Sot nuk do të kishte ndonjë negociatë, do të ishte nënshkrimi i asaj që u mundu Zelenksy ta ndryshojë”.
The post Mulliqi: Zelensky gaboi në negociatat me mineralet dhe e sfidoi Trumpin publikisht (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.