Gino Mulliqi, anëtar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se fakti që presidenti amerikan, Donald Trump po e përmend së fundmi çështjen Kosovë-Serbi, sipas tij është një gjë pozitive për ne.
Mulliqi tha se shqiptaro-amerikanët po punojnë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi, përcjell Klankosova.tv.
“Vet fakti që presidenti Trump tash e një muaj, gjashtë javë po e përmend çështjen apo marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe ndaljes së luftës Kosovë-Serbi, mendoj që është një gjë pozitive për ne”.
“Mendoj që ndoshta Amerika e ka kthyer pak edhe i ka ardhur radha edhe Kosovës që Amerika të marrë rolin primarë, në atë që edhe ne si shqiptaro-amerikan po punojmë në atë drejtim që Amerika të kthehet në tavolinën Kosovë-Serbi dhe ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi”, u shpreh ai.
The post Mulliqi: Po punojmë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë-Serbi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.