E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMulliqi për vizitën e zyrtarit të DASh-it: Pozitive – po del në...

Mulliqi për vizitën e zyrtarit të DASh-it: Pozitive – po del në dritë puna që është bërë prapa skenave nga Trumpi

Gjino Mulliqi, anëtar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vizitën në Kosovë të zyrtarit të lartë për Çështje Evropiane të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Ai tha se këtë gjë e sheh si diçka pozitive, sepse sipas tij, po del në drita puna për Kosovën që Trump e ka bërë prapa skenave.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që këto kohët e fundit presidenti Trump vetëm po e përmend Kosovën dhe Marrëveshjen e Ëashingtonit, kohën e fundit, ndoshta 5-6 herë në muajin e fundit dhe duhet të jemi të qartë se presidenti Trump po punon në marrëveshjen Kosovë-Serb”.

“Unë e shoh si positive, e shoh si një inkuadrim i Administratës Trump, thuja që vetëm të futet në terren dhe t’ia fillojë negociatave, apo të merret me situatën e Kosovës dhe Serbisë. Unë e shoh si pozitive edhe pse ndoshta ka punuar Administrata e Trumpit nën hije, në Ëashington për çështjen e Kosovës, mirëpo tani ka filluar edhe të dalë në dritë ajo punë që është bërë prapa skenave nga presidenti Trump”, u shpreh tutje Mulliqi./Klankosova.tv

The post Mulliqi për vizitën e zyrtarit të DASh-it: Pozitive – po del në dritë puna që është bërë prapa skenave nga Trumpi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT