Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka folur për projektet që ka realizuar gjatë këtij mandati katërvjeçar.
Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ai ka pohuar se projektet kryesore tashmë janë përfunduar, megjithatë, sipas tij, kontratat kolektive kanë shkaktuar probleme në buxhet.
“Këto dy apo tri vitet e fundit kemi pasur problem me kontratën kolektive, e cila na ka kushtuar rreth 15 milionë euro. Kjo ka ndikuar shumë në realizimin e disa projekteve, të cilat kanë mbetur pa u përfunduar.”
“Përkundër vështirësive, projektet kryesore si ai i sheshit tashmë janë përfunduar. Po ashtu, jemi duke ndërtuar dy ura mbi Lumbardhë; njëra është urë automobilistike dhe ka përfunduar, ndërsa tjetrën po e punojmë dhe besojmë se brenda 10 ditësh do të përfundojë edhe shtylla bregore e saj. Pas kësaj, do të na mbetet të bëjmë bartjen e trarëve për ta përfunduar edhe atë urë,” ka thënë Muhaxhiri. /Klankosova.tv
The post Muhaxhiri: Kontratat kolektive na kushtuan mbi 15 milionë euro në buxhetin e komunës appeared first on Klan Kosova.