Muhaxheri i bindur: Fitoj pa balotazh, Taulant Kelmendi dhe Ali Berisha garën e kanë për vend të dytë (VIDEO)

Muhaxheri i bindur: Fitoj pa balotazh, Taulant Kelmendi dhe Ali Berisha garën e kanë për vend të dytë (VIDEO)

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri , njëherësh kandidat edhe për një mandat në këtë komunë,  në “Rubikon” në Klan Kosova tha se do të fitojë në zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh, duke theksuar se Taulant Kelmendi nga LVV dhe Ali Berisha nga AAK garojnë për vendin e dytë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje në Pejë është derivat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Krejt garën janë duke e zhvillu qysh me çu kryetarin në balotazh. Me asnjërin nuk do mbes në balotazh, besoj që do fitojë pa balotazh.  AAK dhe LVV kanë me bashkëpunu dhe e kanë bashkëpunimin e ngushtë”, tha Muhaxheri.

Sa i përket pjesëmarrjes në debate, Muhaxheri tha se nuk merr pjesë pasi kundër kandidatët nuk kanë çfarë të ofrojnë.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post Muhaxheri i bindur: Fitoj pa balotazh, Taulant Kelmendi dhe Ali Berisha garën e kanë për vend të dytë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.