Muhaxheri: Hotel Dukagjini do të bie sikur dhëmbi i fundit për ta liruar shëtitoren (VIDEO)

Muhaxheri: Hotel Dukagjini do të bie sikur dhëmbi i fundit për ta liruar shëtitoren (VIDEO)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka treguar idenë për krijimin e korridorit të butë apo të gjelbër në qendër të qytetit.

Muhaxheri tha se është dashur të rrënohen shumë objekte, të krijohet muri i lumit, të krijohet shëtitorja dhe të krijohet hapësirë në të cilin sipas tij, qytetari i Pejës e ndjen lumin dhe e fillon shëtitjen në qytet.

“Kjo punë është kryer hap pas hapi. Në këto 12 vjet janë punuar objekte si ‘puzzle’. Tash mbesin edhe disa pjesë të tjera që duhet lidhur këtë boshtin e qytetit të butë apo të gjelbër dhe të integrohet këmbësori, jeta e qytetarit, lumi dhe pjesën që e kemi shumë më të bukur”.

“Do të bëhet në të dyja anët e lumit shëtitorja. Ne jemi në fund të procesit në njërën anë. Në anën tjetër kanë mbetur katër prona që në të ardhmen duhet të shpronësohen dhe të vazhdohet shëtitorja”.

“Hotel Dukagjini është sfidë. Kur i heq të gjithë dhëmbët, ai dhëmbi i fundit bie vet. Hapet edhe ajo punë kur t’i vije koha. E kemi më sfiduese, përfundi hotelit janë që duhet shpronësuar dhe është pak më e vështirë situata me ato”, tha Muhaxheri në Rubikon në Klan Kosova.

Muxhaheri tutje tha se ideja e këtij projekti është që lumi të jetë i qasshëm, teksa tregoi se për mbi 12 vjet janë mbi 100 prona të shpronësuara.

The post Muhaxheri: Hotel Dukagjini do të bie sikur dhëmbi i fundit për ta liruar shëtitoren (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.