E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/muharremi-nga-49-6-ne-vitin-2021-ne-37-3-me-2025-a-po-shkon-vv-drejt-32/Muharremi: Nga 49.6% në vitin 2021 në 37.3% më 2025, a po...

https://klankosova.tv/muharremi-nga-49-6-ne-vitin-2021-ne-37-3-me-2025-a-po-shkon-vv-drejt-32/Muharremi: Nga 49.6% në vitin 2021 në 37.3% më 2025, a po shkon VV drejt 32%? – Klan Kosova

Njohësi i politikave Shenoll Muharremi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënie të mbështetjes që nga dhjetori i vitit 2024 deri në qershor të 2025-së.

I njëjti theksoi se LVV-ja, po ashtu, ka rënie edhe në krahasim me qershorin e vitit 2021, ku nga 49.6% tani është në 37.3%.

Në një postim në Facebook, Muharremi i ka ndarë matjet që janë bërë nga Omnibus, duke pohuar se VV-ja ka një trend të rënies sistematike nga niveli 42.5% (dhjetor 2024), në 40.8% (mars 2025) e deri në 37.3% (qershor 2025).

Matjet e Omnibus janë nga marsi i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2025.

“Nga 49.6% në 37.3%.. A po shkon VV drejt 32%? Këto janë matjet e Omnibus për LVV nga mars 2021 deri në këtë të fundit qershor 2025. LVV gjatë viteve të fundit ka pasur, sipas Omnibus, përkrahje dinamike që kanë karakterizuar prej nivelit 45.9% në mars 2024 e deri në 37.3% në qershor 2025. Nivelin më të ulët, në këtë matje të opinionit, e ka shënuar në shtator 2022 me vetëm 32.5%. Kjo tregon që ka pasur një rënie të shpejt nga qershor 2021 ku kishte një përkrahje prej 49.6%. Do të thotë kemi pasur një rënie prej 17.1 pike përqindje brenda 15 muajve”, ka deklaruar ai.

“Prej pikës më të ulët ndër vite në shtator 2022 është rikuperuar me 13.4 pikë përqindje duke arritur një përkrahje prej 45.9% në matjen e marsit 2024. Aktualisht ka një trend të rënies sistematike nga niveli 42.5% (dhjetor 2024) në 40.8% (mars 2025) e deri në 37.3% (qershor 2025)”, ka thënë Muharremi.

Muharremi deklaroi se tashmë VV është poshtë nivelit psikologjik të 40%. Sipas tij, nëse trendi vazhdon,”një pikë potenciale ku partia mundet me gravitu periudhën dhe muajt e ardhshëm mundet me qenë niveli 32-33%”.

“Kjo mundet me ndodhë deri ë fund të vitit 2025 apo tremujorin parë të vitit 2026”.

The post Muharremi: Nga 49.6% në vitin 2021 në 37.3% më 2025, a po shkon VV drejt 32%? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT